​Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër, Albin Kurti, ka shprehur besimin se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të vendit do të kalojë i qetë dhe pa incidente.

Kurti ka takuar kandidatët e tij që po garojnë për kryetarë në komunat veriore.

“Kurti si kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kalojë ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri Sveçla, ka takuar Erden Atiqin, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës. Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok. Fetah Pecin që kandidon për Zveçan, dhe Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, Kurti thuhet se i ka siguruar katër kandidatët e subjektit të tij për mbështetje të fuqishme për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024