​Gjermani, mungesa e punëtorëve të kualifikuar preku rekord më 2022
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë.

Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

Në përgjithësi, sa më shumë kualifikime që janë kërkuar për një punë, apo sektor, aq më i vështirë ka qenë punësimi.

Punëtorët kanë thënë se kanë vërejtur mungesë të të rinjve të diplomuar në sektorët e teknologjisë informative, inxhinierisë elektrike dhe planifikimeve hapësinore.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar, është thënë të jetë vërejtur për kohë të gjatë në tregun e Gjermanisë, dhe besohet se pranimi i migrantëve, është i nevojshëm për të adresuar këtë problem.

“Neve na duhen migrantë, si për punë fizike, ashtu edhe për punë të kualifikuar”, ka thënë shefja e Agjencisë për Papunësi, Andrea Nahles.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024