Tri ndeshje në krye të Chelseat, tri humbje për Lampard
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prej që mori drejtimin e Chelseat si trajner i përkohshëm, Frank Lampard në tri ndeshjet e zhvilluara ka pësuar humbje nga Wolverhamptoni, Real Madridi dhe tani Brightoni.

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Brightonit, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota si mysafire.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Brightoni e ka mposhtur Chelsean me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për mysafirët i shënuan Danny Welbeck (minuta e 42’) dhe Junior Enciso (minuta e 70’), kurse golin e nderit për Chelsean e shënoi Connor Gallagher në minutën e 13’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Brightoni ngjitet në kuotën e 49 pikëve në vendin e shtatë, në krahasim me Chelsean që renditet në vendin e 11 me 39 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Brightonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024