​Angli, dënohet 23-vjeçari që hodhi vezë ndaj mbretit Charles
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një 23-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar të premten është shpallur fajtor për një shkelje të rendit publik pasi hodhi pesë vezë ndaj mbretit Charles dhe Queen Consort gjatë një vizite në York të Anglisë vitin e kaluar.

Ngjarja ndodhi më 9 nëntor në York, në Angli verilindore, ku çifti mbretëror ndodhej në një shëtitje.

Patrick Thelwell u akuzua për sjellje kërcënuese, shkruan AA.

Gjatë gjyqit të tij në Gjykatën e Magjistraturës në York, Thelëell pranoi se kishte hedhur vezët, por pretendoi se ishte "dhunë e ligjshme".

Megjithatë, gjykatësi e shpalli atë fajtor.

Në një tjetër incident në dhjetor, Harry May, i cili është 21 vjeç, sulmoi mbretin Charles me një vezë gjatë vizitës së tij në Luton.

Në janar, May u gjobit me 100 £ (gati 125 dollarë) dhe u urdhërua të paguante 85 £ për këtë shkelje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024