Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe me aktivitete të ndryshme.

Ky aktivitet ishte paraparë që të zhvillohet më datën 6 të këtij muaji, por si pasojë e kushteve atmosferike është shtyrë deri sot, raporton KosovaPress.

Në aktivitetet e sotme, ku u praktikuan sporte të ndryshme, morën pjesë qindra nxënës nga shkollat fillore, “Faik Konica”, “Naim Frashëri” dhe “Iliria”.

Fëmijët shpalosën fletë të bardha dhe flamurin e bardhë përmes të cilëve përçuan mesazhin e paqes në botë, siç është rekomanduar nga organizata ndërkombëtare “Peace and Sport”.

Aktivitetit të sotëm iu bashkua edhe organizata ndërkombëtare “Play International”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024