Merret vendimi për ish-yllin e Premier Ligës që akuzohej për ngacmim seksual ndaj fëmijëve
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një ish-lojtar i Premier Ligës, 33 vjeçar, nuk do të përballet me veprime të mëtejshme pasi u arrestua me dyshimin për ngacmim seksual të fëmijëve në vitin 2021.

Futbollisti i cili u arrestua për herë të parë në qershor të vitit 2021, u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme nga policia dhe u pezullua nga klubi i tij, raporton KosovaPress.

Ai ka qenë nën hetim për gati dy vjet, por të premten, Policia e Manchesterit (GMP) tha se ai nuk do të përballet me veprime të mëtejshme.

“33-vjeçari, i cili u arrestua në lidhje me një hetim të hapur në qershor të vitit 2021, nuk do të përballet me asnjë veprim të mëtejshëm. Grupi hetimor dhe Prokuroria e Mbretërisë kanë punuar së bashku dhe kanë arritur në vendimin që provat e gatshme në këtë moment nuk arrijnë kufirin e përcaktuar në Kodin për Prokurorët e Mbretërisë”, tha një person nga Policia e Manchesterit.

“Policia e Manchesterit të Madh është e përkushtuar të hetojë akuzat për të siguruar rezultatet më të mira të mundshme për të gjithë të përfshirët dhe do të vazhdojë të punojë me agjencitë partnere për të siguruar që individët të mbështeten gjatë hetimeve dhe më gjerë”, tha më tej ai.

Futbollisti, të cilin policia nuk e ka identifikuar, që atëherë është larguar nga klubi i Premier Ligës me të cilin ishte në momentin e arrestimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024