Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për kërkime dhe avancime të përbashkëta shkencore. Përmes këtij dokumenti do të mbështeten 16 projekte të studiuesve dhe kërkuesve nga të dy anët e kufirit. Thirrja pritet të hapet deri në fund të këtij muaji ndërsa vlera e financimit arrin në 20 mijë euro për secilin projekt.

Firma është vënë në Prishtinë nga dy ministret e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Nagavci ka thënë se kanë përcaktuar edhe fushat prioritare, që janë shkencat humane albanologjike, burimet natyrore, shëndetet, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera që sipas saj janë në interes për dy vendet.

Me marrëveshjen e sotme po e zgjerojmë hapësirën e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona duke e rritur numrin e projekteve fituese, po planifikojmë të mbështesim gjithsej 16 projekte të përbashkëta në mes të studiuesve dhe kërkueseve nga Kosova dhe Shqipëria të cilët do të mbështetën secili projekt në vlerën me 20 mijë euro dhe do të jenë projekte që do të zgjasin për dy vite", ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ka thënë se projekte të tilla do t’i ndihmojnë kërkuesit dhe studiuesit nga të dy vendet.

Nagavci dhe Kushi kanë ftuar shkencëtarët dhe hulumtuesit të aplikojnë në thirrjen që pritet të bëhet publike së shpejti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024