Ancelotti lëshon “bombën”, konfirmon të ardhmen e tij
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madridit vazhdon që të ketë pyetje për të ardhmen e tij te Real Madridi, dhe si duket sot e ka bërë atë të qartë.

Ancelotti flitet së mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali, dhe të merr drejtimin e Kombëtares së Brazilit, raporton KosovaPress.

Por, Ancelotti tha se ai do të jetë trajner i Realit edhe në sezonin e ardhshëm.

“Unë jam i sigurt që unë do të jem këtu si trajneri i Real Madridit sezonin e ardhshëm, ne do të respektojmë kontratën”, tha Ancelotti.

“Jam i sigurt që Florentino Perez dëshiron që unë të qëndroj dhe të vazhdojë këtu, ai gjithmonë ka qenë i mirë me mua. Jam krenarë se çfarë unë kam bërë dhe po bëj këtu”, shtoi më tej tekniku italian.

Si duket Ancelotti u ka dhënë fund spekulimeve që po e lidhin me punën e trajnerit të Brazilit, dhe do të vazhdojë të ardhmen në krye të kampionit evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024