Klopp e pranon se Liverpooli është larguar nga gara për Bellingham
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u paraqit sot për mediat para ndeshjes në Premier Ligë kundër Leeds United.

Gjatë konferencës për media, e gjithë vëmendja ishte te spekulimet se Liverpooli është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e Jude Bellingham, dhe si duket Klopp e ka pranuar këtë gjë, raporton KosovaPress.

Klopp tha se nuk e di pse flasim për gjëra të cilat nuk mund t’i kemi.

“Unë nuk e di pse ne flasim për gjëra të cilat teorikisht ne nuk mund t’i kemi. Nëse një fëmijë dëshiron një Ferrari për Krishtlindje, ju thoni se nuk mund ta përballoni atë dhe nuk mund ta ngisni”, tha Klopp.

“Çfarë na duhet dhe çfarë ne dëshirojmë, ne do të japim më të mirën që të veprojmë dhe ta marrim”, shtoi më tej Klopp.

Liverpooli rikthehet në aksion këtë të hëne, ku zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Leeds United në kuadër të Premier Ligës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024