​Protestë në veri, për një orë u bllokua magjistralja Mitrovicë-Leposaviq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 100 qytetarë serbë kanë bllokuar sot (e mërkurë) rreth orës 14:00 magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, në shenjë revolte pas plagosjes së një qytetari serb nga ana e policisë dy ditë më parë.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet "Shkoni nga këtu", "Këtu nuk është vendi juaj", "Evropë, po gjuajnë në ne" dhe të ngjashme, ndërsa kanë nënshkruar edhe një peticion, ku kërkohet largimi i forcave speciale të Kosovës nga veriu.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe përkundër tendencës për ta destabilizuar situatën, një gjë e tillë nuk ka ndodhur falë veprimeve profesionale të pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
503
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024