Suspendohet profesori Bekim Bejta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta është suspenduar sot nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". Siç ka informuar Parlamenti Studentor, vendimi për suspendimin e profesorit është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Senatit.

Ndaj profesorit Bekim Bejta janë raportuar probleme, të cilat i kanë hasur studentët.

Si pjesë e vendimit të marrë, sipas Parlamentit Studentor përfshihen këto pika: I. Largimi i përkohshëm nga puna i prof. Bejta, do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ kompetent i Universitetit. II. Gjatë periudhës së suspendimit nga puna, prof. Bejtës i ndalohet qasja në vendin e punës, qasja në platformat zyrtare elektronike dhe qasja në objektet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa lejen paraprake nga organet vendimmarrëse.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024