Stano: Mund të ketë pasoja nëse nuk ka zbatim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se mund të ketë pasoja nëse nuk zbatohen pikat për të cilat Kosova dhe Serbia janë dakorduar më 18 mars në Ohër. Ai ka thënë se do të ketë pasoja politike, reputacioni dhe financiare, çka sipas tij bëhet e qartë edhe në marrëveshje.

Stano ka folur në një konferencë për media duke thënë se nëse nuk zbatohen pjesë të marrëveshjes do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pra, nëse bëni një angazhim politik, pritet që ta përmbushni atë, ta përmbushni dhe të mos rrezikoni besueshmërinë dhe rrugën e anëtarësimit të vendit tuaj, në këtë rast Serbisë, e cila ka një detyrim kontraktual. Serbia kontraktualisht ka bërë një marrëveshje kontraktuale kryesisht përmes amendamenteve të kapitullit 35, që do të mbajë, dhe nëse jo, atëherë do të ketë një ndikim shumë negativ në procesin e përgjithshëm të anëtarësimit të Serbisë, meqë ra fjala, procesi i anëtarësimit të Serbisë është një nga prioritetet strategjike të deklaruara nga Serbia, nga presidenti serb”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian beson që kur partnerët bëjnë zotime politike ata duhet t’i përmbushin ato.

“Pra, ne vetëm mund të shpresojmë dhe besojmë se të dyja palët do të jenë në gjendje të përmbushin angazhimet e tyre dhe të vëzhgojnë zhvillimet në terren, shikimi i veprimeve do të jetë masa kryesore për Bashkimin Evropian, vendet e tij anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë për të gjykuar nëse ka një zbatim, nëse zbatimi është duke avancuar dhe nëse marrëveshja është duke u zbatuar apo jo. Dhe sigurisht, do të ketë pasoja, do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, dhe gjithashtu pasoja financiare. Dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e Ohrit për të cilën janë pajtuar të dyja palët”, ka thënë ai.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa më 18 mars në Ohër kanë arritur pajtueshmëri për aneksin e saj.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
184
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024