Zelensky kritikon Rusinë për sulmin në ditë feste që la të vdekur babain me të bijën
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë gjatë fjalimit të tij të natës të dielën për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia gjatë natës.

“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë të Palmave”, tha Zelensky, duke iu referuar festës së sotme në traditën ortodokse lindore, ndërsa të krishterët e tjerë festojnë të dielën e Pashkëve.

Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

Një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, informuan zyrtarët në Telegram.

Ekipet e shpëtimit nxorrën një grua 46-vjeçare nga rrënojat.

"Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi", u shpreh Zelensky.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024