15-vjetori i Kushtetutës, LDK akuzon rëndë ekzekutivin: E shkel në vazhdimësi
Tema
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është ekzekutivi, i cili më së shumti e ka shkelur këtë dokuement të rëndësishëm juridik.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri teksa listoi disa nga shkeljet kushtetuese nga Qeveria Kurti në këto dy vite të qeverisjes u shpreh se ky kabinet qeveritar nuk i respekton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ky dokument, i cili është ombrellë e të gjithë lirive dhe të drejtave në Kosovë, si i tillë duhet te respektohet nga të gjitha insititucionet pa dallim.

Tahiri i LDK-së po ashtu theksoi se me këto veprime kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj.

Tahiri nga LDK theksoi se Qeveria Kurti do të mbahet mend që e ka shkelur më së shumti Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo është qeveria që mbahet mend që e ka shkelur më së shumti Kushtetutën dhe një qeveri recidiviste më herët kur është shkelur Kushtetuta ata që janë gjetur që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, kanë krijuar një precedent të mirë të paktën të respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kjo qeveri jo vetëm që po e shkel Kushtetutën, por edhe nuk po respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e bënë dyfish të dëmshme sjelljen e kësaj qeverie në raport me parimet themelore të sundimit të ligjit në një shoqëri”, tha ai.

Tahiri shtoi se ekzekutivi aktual, duke mos respektuar Kushtetutën, por edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duan të tregojnë se janë mbi dy institucione.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është miratuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi me 15 qershor të vitit 2008./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024