​Skitarja austriake që kërkon t’i sjellë medalje Kosovës: Motivohem nga vajzat e xhudos
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Skitarja austriake Sophie Sorschag ka vendosur që nga ky vit ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare. Në fillim të kësaj jave, kampionia e botës në garat ekipore të skitarisë mori nënshtetësinë e Kosovës, vendim ky për të cilin thotë se ndihet krenare.

Duke folur për KosovaPress, Sorchag thotë se ndihet tejet e lumtur që do të garojë nën flamurin e Kosovës, derisa shpreh hapur objektivin që vendit tonë t’i sjellë medalje olimpike.

Sorschag shton se për të arritur deri tek medaljet motivohet nga sukseset e vajzave të xhudos në Kosovë si dhe vlerëson pritjen e ngrohtë që i është bërë në Kosovë.

“Njerëzit janë shumë mikpritës, dhe unë isha e mirëpritur këtu, ata janë kaq miqësorë dhe kjo më pëlqen... Po, kam dëgjuar tashmë për këto tre medaliste olimpike (Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi) medalje ari. A më motivojnë ato? Po sigurisht.”, theksoi Sorschag.

I lumtur me vendimin e skitares për ta përfaqësuar Kosovën është shprehur edhe trajneri i saj Jure Radelj, derisa për KosovaPress, zbulon arsyen kryesore pse zgjodhën Kosovën për përfaqësim në arenën ndërkombëtare.

Ai ritheksoi synimin e qartë për t’i sjellë Kosovës medalje olimpike e botërore.

“Synimi ynë i qartë është të luftojmë për medalje dhe sigurisht, Sophie është një skitare me të vërtetë e talentuar. Ajo po punon shumë për të ardhmen, tashmë ne jemi në gjendje të mirë, në progres të mirë. Pra, ne e vlerësojmë vërtet që sezoni i verës po vjen shpejt, ne do të godasim kështu që unë kam qëllime të qarta për Lojërat Olimpike dhe Kampionatin Botëror”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024