Serie A dënon Juventusin, një pjesë e tifozëve mungojnë kundër Napolit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Juventusi është sanksionuar me një mbyllje të pjesshme të stadiumit për një ndeshje, pasi tifozët abuzuan në mënyrë raciale sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sulmuesi belg ishte pre e abuzimit pasi iu dha një karton i dytë i verdhë për festimet e tij para tifozëve vendas, kur ai konvertoi një penallti në kohën shtesë për t’i siguruar Interit një barazim 1:1 të martën, raporton KosovaPress.

Një fund kaotik pasoi në stadiumin “Allianz” pasi shpërthyen përleshjet midis dy grupeve të lojtarëve, duke rezultuar në përjashtimin me të kuq të kapitenit të Interit, Samir Handanovic dhe mesfushorit të Juventusit, Juan Cuadrado pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Lukaku ka folur haptazi kundër racizmit në disa raste në të kaluarën, dhe i ka bërë thirrje Serie A që të marr masa kësaj here, pas incidentit të fundit me tifozët e Juventusit.

Tani, Serie A ka vendosur për një gjobë “të lehtë” për Juventusin, duke e mbyllur pjesën e “Tribuna Sud” të stadiumit “Allianz”, që ka një kapacitet afro 5,000 ulëse, për një ndeshje, e cila do të jetë kundër liderit të ligës, Napolit më 23 prill.

“Tifozët e Juventusit që zënë kategorinë e parë të sektorit të njohur si ‘tribuna sud’, gjatë minutave të 35’ dhe 49’ të pjesës së dytë bërtisnin kore vulgare dhe fyese dhe britma diskriminimi racial ndaj lojtarit të Interit, Romelu Lukaku Bolingoli”, shkruante në komunikatën e Seria A.

“Duke pasur parasysh se, për shkak të seriozitetit, dimensionit dhe perceptimit real të incidentit, si dhe përsëritjes së të njëjtave sjellje të lartpërmendura, gjyqtari sportiv vendos të sanksionojë Juventusin me detyrimin për të luajtur një ndeshje në sektorin e quajtur ‘tribuna sud’ pa spektatorë”, shkruante më tej në komunikatën e Serie A.

Si pjesë e vendimit disiplinor nga gjyqtari, Lukaku u pezullua për ndeshjen e dytë të ndeshjes së kupës, ndërsa Handanovic duhet të vuajë gjithashtu një dënim me një ndeshje dhe Cuadrado është dënuar me tre ndeshje pezullim.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024