Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçiencë të energjisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Në kuadër të planit emergjent prej 75 milionë euro që përkrahet nga Bashkimi Evropian, Ministria e Ekonomisë këtë vit do të fillojë zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë që arrijnë vlerën prej 15 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur ministrja Artane Rizvanolli në takimin ku u diskutua për masat e pakos emergjente për përballje me krizën energjetike evropiane dhe masat e efiçiencës së energjisë.
Rizvanolli ka thënë se traget grup kanë sektorin rezidencial dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
“Në kuadër të planit emergjent prej 75 milionë euro që përkrahet ngas Bashkimi Evropian, Ministria e Ekonomisë që nga ky vit do të fillojë zbatimin e masave për masa të efiçiencës së energjisë që kapin vlerën prej 15 milionë euro dhe traget grup kemi sektorin rezidencial dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Për familjet, do t’i subvencionojmë pajisjet ngrohëse efiçiente siç kemi bërë edhe vitin e kaluar duke përfshirë këtu klimat inventar, kaldajat, stufat, një vazhdimësi e thirrjes së kaluar potencialisht me modifikime duke rrefkëtuar nevojat e qytetarëve, pajisje të tjera efiçiente shtëpiake që kanë potencial për kursim të energjisë siç janë frigoriferët e të tjera, dhe sistemet solare fotovoltaike dhe solare termike për ngrohje të ujit”, ka thënë ajo.
Rizvanolli ka bërë të ditur se e ka adresuar kërkesën e komunave që ka të bëjë me instalimin e sistemeve solare fotovoltaike për vet konsum.
Sipas saj, hapat për këtë do të ndërmerren me prioritet nga java e ardhshme në mënyrë që të lehtësohet vendosja e sistemeve të instalimeve solare për shtëpitë.