Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e hotelit "Jadran" në Ulqin në vlerë mbi 40 milionë euro
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Podgoricë është nënshkruar Aneksi IV i kontratës për ndërtimin e hotelit luksoz "Jadran" në Ulqin në vlerë mbi 40 milionë euro.

Ky nënshkrim është bërë nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj, dhe pronari i “Royal Company” nga Prishtina, Arbër Kryeziu.

Nënshkrimi i Aneksit IV të kontratës do të mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga hotelet më luksoze në bregdetin malazez, i një brendi të njohur globalisht, raporton KosovaPress.

Ky mega-projekt pritet të jetë një nga investimet më të mëdha në Komunën e Ulqinit.

Në cermoninë e nënshkrimit të kontratës kanë marrë pjesë kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
347
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024