​Sot Dita Botërore e Shëndetësisë
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë.

Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Edhe institucionet përkatëse të Kosovës do të shënojnë këtë ditë, me ç’rast nga ora 9:00 Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të vizitojë  Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.

Ndërsa në ora 10:00 Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me  OBSh-në do të shënojë këtë ditë me një ceremoni me moton “Shëndet për të gjithë”.

Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku janë edhe 193 shtete të tjera anëtare.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
183
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024