Pse gjunjët dhe kyçet dhembin kur bie shi
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl dhe në përgjithësi në kyçe, kur bie shi apo kur koha është e vranët.

Shumë njerëz e përjetojnë këtë shqetësim në trupin e tyre dhe veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose është gati të bjerë.

Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit do të ishte lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart.

Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e kyçeve gjatë lëvizjeve të ndryshme me efekt lubrifikues.

Kur presioni atmosferik bie, dhe rritet përqindja e lagështisë, lëngu sinovial tenton të zgjerohet pak, duke shkaktuar dhimbje veçanërisht në kyçet te cilat janë shume të dhimbshme.

Për më tepër, temperaturat më të ulëta mund ta përkeqësojnë problemin, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet priren të ngurtësohen në një masë më të madhe në të ftohtë.

Për këto arsye, mund të jetë e këshillueshme që artikulacionet t'i mbani të ngrohta dhe gjithmonë aktive, duke ushtruar aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen e tuaj shëndetësore.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024