Rama: Gradimi i sportistëve në ushtri, ditë historike për ne
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë bërë pjesë të Ushtrisë Shqiptare me gradën kolonelë, së bashku edhe me shumë sportistë të tjerë elitar nga Republika e Shqipërisë.

Këtë ditë e ka quajtur historike për Ushtrinë Shqiptarë kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama duke shtuar se veçantia e kësaj ngjarje është se në këtë grup janë edhe tri kampionet olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Ai ka thënë se tani e tutje këta sportistë do të kenë të njëjtin mision, të njëjtat ambicie dhe vullnete në funksion jo më vetëm të sportit por edhe të forcave të armatosura

“Dhe është po ashtu një ditë krejt e veçantë sepse në këtë grup bëjnë pjesë edhe tri kampione shqiptare nga Kosova të cilat nga sot e tutje do të jenë bashkë me kampionet dhe kampionët shqiptar nga Shqipëria, nën të njëjtin flamur, për të njëjtin mision me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuar në funksion jo më vetëm të sportit por edhe të forcave të armatosura.”, tha Rama.

Rama tutje ka kujtuar momentin kur i vizitua vitin e kaluar nga të artat e Kosovës së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka duke theksuar se kërkesa e tyre e vetme ishte që të pajiseshin me pasaportë të Shqipërisë.

I lumtur me gradimin e medalisteve olimpike në Ushtrinë Shqiptare u shpreh trajneri Driton Kuka përmes një postimi në “Facebook” duke thënë ky është një moment krenarie.

“Me kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka në profilin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024