Ndeshja e dytë në krye të Bayernit, Tuchel eliminohet në çerekfinale të DFB Pokal
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayern Munichut dhe skuadrës së Freiburgut, ku kjo e fundit ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së DFB Pokal.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu është mposhtur 2:1 si vendas nga Freiburgu, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Dayot Upamecano, i cili kaloi Bayernin në epërsi prej 1:0 në minutën e 19’ të ndeshjes.

Freiburgu arriti të rikthehet në ndeshje, duke e barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 27’ përmes Nicolas Hofler.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me barazim, gjyqtari akordoi penallti në favor të Freiburgut, të cilën me sukses e konkretizoi Lucas Holer, i cili e vulosi rezultatin final 2:1 në minutën e 90+5’ të ndeshjes.

Në ndeshjen e tij të dytë në krye të Bayernit, Tuchel eliminohet nga DFB Pokal në çerekfinale nga Freiburgu.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Freiburgut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024