​Berisha: Marrëveshje me Kosovën që çdo shqiptar të ketë shtetësinë e Shqipërisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se të gjithë shqiptarët do të kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Shqipërisë kur ai të vijë në pushtet. Ai tha se do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për të lejuar edhe ata shtetas të Shqipërisë të marrin shtetësinë e Kosovës.

Këto deklarata, Berisha i bëri në Tropojë në prezantimin e kandidatit për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

“Sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën, ose të dyja së bashku”, deklaroi Berisha.

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derdh lot për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë por nuk lejon votimin në Kuvendin e Shqipërisë të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Një tjetër projekt që përmendi me Kosovën, Berisha se do të jetë lidhja përmes hekurudhës, duke e cilësuar si projektin e dytë që do të realizohet gjatë mandatit të parë të Qeverisë së Shqipërisë që do të drejtohet nga ai.

Kryetari i PD ka folur edhe për alternativën e forcës që drejton duke thënë se në katërvjeçarin e parë të qeverisjes do të ndërtohet Autostrada e Breg Drinit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
143
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024