Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e rrymës: E pa përballueshme, jemi lodhur
Tema
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur shqetësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës. Sipas tyre, shtrenjtimi i rrymës 15.4 për qind nga 1 prilli nuk do të jetë e përballueshme. 

 Qytetarët thonë se janë lodhur me ngritjen e vazhdueshme të energjisë elektrike, dhe të produkteve të tjera bazike. 

 Qytetari Selver Lenjani thekson se do të ankohet dhe nuk do të le ‘guri’ pa lëvizur tek të gjitha institucionet për shtrenjtimin e çmimeve që po rritën vazhdimisht. 

Ai tutje theksoi se jetesa e përditshme po u vështirësohet vazhdimisht.

Asllan Zeqiri thotë se këto çmime janë mjaft të larta dhe se shteti nuk i ka falur asnjëherë asnjë pagesë.

“Të gjitha çmimet janë të larta, tani edhe rryma që shtrenjtohet edhe çmimet e tjera do të rriten... Unë jam pensionit dhe duhet të shkojmë të pyesim këta qeveritarët se a po munden të i përballojnë shtrenjtimet, që munden të marrin sa të dëshirojnë para, e jo neve që na duhet të përgjysmojmë të gjitha gjërat e tjera.. unë edhe pse asnjëherë nuk kam harxhuar më shumë se 800 kilovat , shteti asnjëherë nuk më ka falur asnjë pagesë”, potencoi Zeqiri.

Edhe Shaban Osmani ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është i pa përballueshëm për të.

E qytetari Hashmet Baxhaku ndryshe nga qytetarët ë tjerë nuk e ndau mendimin e njëjtë me këtë çështje, ai shtoi se energjia elektrike nuk është e shtrenjtë dhe është mjaft e përballueshme.

Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi me 1 prill dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar për konsumatorët që konsumojnë energji elektrike mbi 800 kWh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024