Ngjarjet e datës 4 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës.(ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 09:00)

Promovohet monografia Maestro Gjelosh Gjokaj, botim i Komunës së Tuzit.(ASHAK, ora 11:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz pret  ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan.( Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 11:45)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan.( MJ, ora 12:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe L. T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

Hapet ekspozita në kuadër të temës Techne "Forehead Vulva Channeling Research", nga artistja Sofia Braga. (Galeria 17 “Henrik Bariç”, nr.10, Prishtinë, ora 19:30 ).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024