Shqipëria mbledh nënshkrime në KE kundër rezolutës së Dick Martyt
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka mbledhur nënshkrime në Asamblenë e Këshillit të Evropës për një rezolutë të re mbi atë të vitit 2011 të Dick Martyt, ku u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore nga UÇK-ja, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolturë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar tutje se, rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024