Protesta në Hagë përmes fotografive
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Hagë, ku sot nisi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahet protestë paqësore në mbështetje të tyre.

Atje u mblodhën numër i madh i qytetarëve, të cilët shkuan nga Kosova dhe nga vende të ndryshme evropiane për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. Përmes protestës, qytetarët po kërkojnë gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së.

Nga fotografitë e siguruara nga ekipi i KosovaPress, i cili gjendet në Hagë, në mesin e qytetarëve, në protestë është edhe djali i Kadri Veselit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Untitled-3-01-1024x683.jpg

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë dje është mbajtur marsh, në të cilin kanë marrë pjesë mijëra persona./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024