“Jo në emrin tim”, diaspora shqiptare mblidhet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Me brohoritjet “UÇK”, shqiptarët e diasporës janë mbledhur për protestën në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi ndaj të cilëve filloi sot në Hagë.
Ata po kërkojnë gjykim të drejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Sot shihet që ka interesim të madh të bashkatdhetarëve nga të gjitha anët e Evropës, edhe nga Amerika e largët, protesa ka qëllimin vetëm për kërkim të drejtësië, ne duam vetëm drejtësi dhe gjykim fer të liderëve tonë të luftës dhe paqes”, thote njëri nga organizatorët, Raif Istogu për KosovaPress.
Ndërsa protestuesi Isa Gashi tregon se motoja e tyre sot është “Jo në emrin tim”.
“Motoja jonë është ‘Jo në emrin tim’", thotë Gashi.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.
Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së.