Reali vendos limitin, kaq do të paguajë për Bellingham
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Real Madridi raportohet se e ka prioritet transferimin e Jude Bellingham këtë verë, por e ka vënë një limit se sa miliona euro është i gatshëm t’i paguajë për yllin anglez.

Bellingham pritet që të largohet këtë verë nga Borussia Dortmundi, dhe garën për shërbimet e tij po e udhëheqin Liverpooli, Real Madridi dhe Manchester City, raporton KosovaPress.

Liverpooli është i vendosur për ta transferuar Bellingham, sidoqoftë skuadra e Jurgen Klopp mund ta humbasë garën për nënshkrimin e 19 vjeçarit, nëse dështon që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht spekulimeve nëse Real Madridi do të shpenzojë shuma të larta këtë verë, “Marca” ka bërë të ditur se kampioni evropian do ta ketë prioritet transferimin e Bellingham.

Sidoqoftë, një tjetër medium spanjoll ka bërë një sugjerim i cili mund të ngritë gjasat e skuadrave angleze për ta transferuar yllin e Dortmundit.

“AS Sport” ka bërë të ditur se Reali nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 120 milionë euro, pasi që besojnë se çdo çmim mbi këtë do të ishte më i vlefshëm për të investuar në një sulmues që shënon shumë gola.

Po ashtu, thuhet se Reali nuk do që të hyjë në një luftë ofertash me Liverpoolin dhe Cityn për Bellingham.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024