Letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës do të dërgohen në Hagë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur sot se do t’i dërgojnë në Hagë, për ushtarët e UÇK-së letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës.

Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, Musmurati ka potencuar se fëmijët kanë bërë punime të ndryshme, të cilat i kanë shpërndarë në OVL të UÇK-së.

“Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Musmurati në Facebook.

May be an image of flower
May be an image of rose
May be an image of flower
May be an image of text
May be an image of text
No photo description available.
May be an image of text
May be an image of text
No photo description available.
May be an image of text

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024