​KOK: Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lajmi për vdekjen e talentit të futbollit kosovar Leon Syla në moshën 15 vjeçare ka lënë të shokuar opinionin sportdashës.

Ish-futbollisti i “2 Korrikut” u nda nga jeta të mërkurën pas një sëmundje të rëndë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Komitetit Olimpik i Kosovës duke e konsideruar si humbje që preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, 15-vjeçar, Leon Syla. Leoni ishte futbollist i klubit të 2 Korrikut, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet e KOK-ut të organizuara në shënimin e Ditës Olimpike. Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm. Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak dhe disiplinën e shfaqur në klub dhe aktivitetet sportive. Në emër të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, shokëve, klubit 2 Korriku, FFK-së, dhe gjithë afërmve të tij.”, thuhet në telegram ngushëllimin dërguar familjes Syla nga KOK-u.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024