Vitia: Me shërbimet e reja në Oftalmologji u kursyen 2 milionë euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga U.D Drejtoresha e SHSKUK-së, Narqize Arenliu Hoxhaj vizitoi sot Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK, ku u prit nga drejtori i kësaj klinike, Dr. Ardian Shabani.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi - PPV) u zvogëlua numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publlike, nga 500 raste të referuara në vjet, siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vjet.

“Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësorë në Klinkën e Oftalmologjisë”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia, siç u bë e ditur në komunikatë, u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t'i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024