Arrestohet një personi i kërkuar në Piranë, dërgohet në burg për 6 muaj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Të martën rreth orës 12:40, Njësitet Policore të Stacionit Policor në Prizren, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin  S. SH. (39 vjeçar)  nga fshati Piranë.

I dyshuari ka qenë në kërkim policor për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Bëhet e ditur se ai është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Piranë dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit.

“Me datë  28 Mars 2023, rreth orës 12:40  pasi që më parë kanë siguruar informacionet për të dyshuarin , Njësitet Policore të Stacionit Policor Prizren --veri,   kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin  S. SH. (39 vjeçar)  nga fshati Piranë. KK Prizren. I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, ai është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Piranë ,  është arrestuar në baze të URDHERARREST-it të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren. Pas arrestimit  të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore  i njëjti është dërguar në Burgun e Prizrenit , ne vuajtje te dënimit me burg ne kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë) muajve”, thuhet në njoftimin e policisë .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024