​Ambasadori italian për planin e BE-së për dialogun: Hap i rëndësishëm drejt njohjes de-jure
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello de Riu, thotë për KosovaPress se plani i Bashkimit Evropian për dialogun është një hap i rëndësishëm drejt njohjes de-jure të Kosovës nga Serbia.

Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, që në takimin e sotëm në Ohër të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe të arrijnë një marrëveshjen bashkë me aneksin për zbatimin e tij. Sipas tij përfitimet nga kjo marrëveshje janë të mëdha, veçmas në aspektin ekonomik.

Ai thotë për KosovaPress se plani i BE-së për dialogun është marrëveshja më e mirë që mund të kishte në këtë fazë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes saj, sipas tij, ndodh edhe njohja de-facto e Kosovës, mirëpo thotë se Kosova sapo të mund të aplikojë për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, sovraniteti i vendit do të njihet globalisht dhe njohja de-jure do të mbet vetëm hap formal.

“Kjo është marrëveshja më e mirë që mund të kishim në këtë fazë. Megjithatë tashmë është një njohje de-facto e sovranitetit ndërkombëtar të këtij vendi tashmë globalisht, e jo vetëm nga miqtë... Është vetëm një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure, që do të ndodhë në një moment të ardhshëm", thotë ai.

Megjithatë, ai thekson se institucionet në Kosovë duhet të kenë angazhim politik për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.

*Lajmi i plotë gjendet në sistemin me parapragim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024