Venecia po vuan një zbaticë historike problematike
Lexohet për: 2 min.
133709345-7742d0c2-3515-44e3-8974-70e2b4721714
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanale të brendshme të reduktuara thjesht në rrugë me baltë, varka të ankoruara në të thatë, pamje të themeleve të ndërtesave antike, madje edhe përgjatë Kanalit të Madh, janë pamjet që të ofron këto ditë Venecia, që po lufton kundër zbaticës, e cila ka filluar të krijojë probleme serioze për lundrueshmërinë, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”.

Natyra e jashtëzakonshme e fenomenit ka të bëjë me kohëzgjatjen.

Problemet më serioze të kanaleve të thata lindin për shërbimet e urgjencës, të tilla si ambulancat e ujit që, në disa situata, duke mos qenë në gjendje vazhdonin lundrimin, u desh të ndalonin para destinacionit dhe të shkonin më këmbë te të sëmurët.

Fenomeni nuk lidhet drejtpërdrejt me thatësirën, por padyshim ka lidhje me regjimin anticiklonik që ka mbështjellë një zonë të gjerë të Evropës, pra duke vepruar si pengesë për fillimin e shirave.

”Natyra e jashtëzakonshme e fenomenit nuk është aq në matjet nën pikën e baticës zero të arritur nga laguna (minus 60 centimetra ditët e fundit) sa në kohëzgjatjen e saj”, thotë  qendra bashkiake e parashikimit të baticës.

”Uji i ulët, nisur nga presioni i pritshëm atmosferik, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, të paktën deri të martën”, thekson kjo qendër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024