Kërcënimi që vjen nga lajmet e rreme është global dhe të gjithë janë të kërcënuar nga dezinformimi. Është domosdoshmëri e kohës që secili person të jetë i pajisur me njohuri mediatike.
Kështu u tha sot në Prizren, gjatë trajnimit me nxënës dhe përfaqësues të shkollave të mesme, me temën "Keqinformimi, dezinformimi dhe informimi keqdashës", në kuadër të projektit "Edukimi mediatik për mësimdhënësit dhe nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian".Shyret Hoxhaj nga komuniteti rom, nxënëse e klasës 12-të në shkollën "Ymer Prizreni", në Prizren, ka theksuar se trajnimet e tilla janë të rëndësishme për t'u informuar në lidhje me dezinformatat.
"Ky trajnim është shumë sensibilizues për informimin ndaj dezinformatave mediatike, ku ne si komunitet kemi neglizhencë nga mediat ku nuk luajnë ndonjë rol që të na informojnë si duhet t'i kontrollojmë mediat. Këto trajnime kanë rol kyç tek ne, pasi marrim informata si duhet t'i kontrollojmë mediat...Po ashtu duhet të shpeshtohen sa më shumë këto aktivitete në rolin e mediave, jo vetëm në komunitetet, rom, ashkali dhe egjiptian por edhe në komunitetet me shumicë shqiptare por edhe ato me pakicë, turk dhe boshnjak", tha Hoxhaj."Trajnimet e tilla për dezinformata janë të rëndësishme, sidomos për moshën e adoleshencës, pasi në shkolla nuk mësohet për këto...Kemi nevojë për këso aktivitete ne të rinjtë, pasi kalojmë kohë shumë në rrjete sociale dhe jo në televizione", tha Berisha.
Zemrije Berisha nga komuniteti ashkali, nxënëse e klasës 11-të në shkollën "11 Marsi", në Prizren, potencoi se shpeshherë neglizhohen nga trajnimet e tilla si komunitete, derisa tha se është e rëndësishme të rritet numri i këtyre trajnimeve. Sipas saj, këto trajnime ndihmojnë të rinjtë që të vetëdijesohen si t'i verifikojnë lajmet e rreme.
"Ky trajnim ishte i mirëseardhur duke u nisur nga ajo që jemi spektaror të përditshmërisë çfarë na rrethon dhe çfarë ndodh në globin tonë...Kishte pas rendësi që të ketë sa më shumë trajnime që të vetëdijesohen...për lajmet e rreme që plasohen, ndoshta çdo minutë të jetës sonë", tha Hyseni.
Projekti Edukimi mediatik kundër dezinformimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe aktivistët e shoqërisë civile nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.