Kurti: Mjetet e mbetura nga Fondi për Luginën prapë i kemi për të
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti 16
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka pyetur kryeministri, Albin Kurti se përse janë ekzekutuar vetëm 1.5 milion euro nga 2 milionë euro sa ishin ndarë për Luginën e Preshevës.

E shefi i ekzekutivit tha se kjo ka ndodhur pasi nuk ka pasur projekte që dëshmojnë kapacitetet zbatuese.

Kurti theksoi se këto mjete do të jenë prapë për Luginën e Preshevës.

“Është shumë e rëndësishme që Lugina e Preshevës është pjesë e buxhetit të Kosovë, ky institucionalizim është i rëndësishëm dhe natyrisht matet edhe me shumë e ndarë financiare….Kjo mbështetje financiare dhe politike është më domethënia ndonjëherë në kuptimin e shumicës financiare dhe dëshmi e angazhimit legjitim institucional të Kosovës për shqiptarët në Serbi. Bashkërendimi i Luginës së Preshevës në Republikën e Kosovës është jo vetëm interes i ndërsjellë, por edhe rruga e duhur për më shumë liri dhe drejtësi atje. Kemi projekte që ne i financojmë po në të njëjtën kohë edhe projekte që ata aplikojnë …Paratë që kanë ngelur pa u shpenzuar nuk do të barten në Republikën e Kosovës, ne prapë i kemi për Luginën e Preshevës, por nuk mund të japim pa pasur projekte që dëshmojnë kapacitetet absorbuese dhe zbatuese. Andaj ne me durim po bëjmë thirrje të reja  në mënyrë që ky 2 milionëshi të shfrytëzohet në tërësi dhe është me rëndësi që buxheti më pak se 2 milionë kurrë nuk do të jetë”, tha Kurti.  

E më pas deputetja Musliu ia ktheu Kurti duke i thënë se po e gënjen vetëm vetën me këto deklarata për fondin për Luginën.

“Albin ti e rrejte veç vetën neve nuk mundesh me na rrejt me deklaratat që i the pse e them këtë ti ke ndarë 1 milionë e 500 euro dhe nuk kanë shkuar për Luginën e Preshevës ato para kanë shkuar për organizata fiktive të cilat janë themeluar pasi është shpall konkursi”, u shpreh ajo. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025