Biznesmeni portugez synon të nisë projektin shumëmilionësh në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Biznesmeni Noam Kolman, zhvillues dhe sipërmarrës portugez, i njohur për investime të shumta në pasuri të paluajtshme që kërkon të investojë një projekt në shkallë të gjerë, ka hedhur vështrimin e tij te Kosova. Zonat me interes janë qendra dhe periferia e Prishtinës.

Si shtet i sapoformuar, Kosova ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim, duke ngjallur interesin e biznesmenëve si Kolman.

Me popullsi kryesisht të re dhe lokacion strategjik të aftë për të tërhequr të rinj me sfond të lartë socio-ekonomik dhe çmimet e ulëta të investimeve të Prishtinës e bëjnë atë tërheqëse për themelimin e restoranteve, kafeneve dhe hoteleve për biznesmenët që kërkojnë kthim në investimet e tyre.

Aktualisht, Kolman po planifikon të zhvillojë një projekt prej 70 milionë eurosh në Sesimbra të Portugalisë, i përbërë nga 245 apartamente banimi dhe 10 vila luksoze me pamje nga deti, të cilat do jepen me qira afatshkurtër dhe afatgjatë.

Me lokacionin e saj buzë detit, Sesimbra krenohet me brigjet e bukura të detit, rrugët e biçikletave dhe aktivitetet e peshkimit që mund të shijohen gjatë katër stinëve.

Kolman, shpreson të krijojë një projekt të ngjashëm hotelerie me objekte, si pishina, SPA dhe qendër tregtare në një vend të zgjedhur evropian, dhe Kosova është në listën e tij.

Biznesmeni 52-vjeçar tashmë ka një numër të madh pronash në Izrael. Si baba i një fëmije 10-vjeçar autik, Kolman ka ndjeshmëri për fëmijët me nevoja të veçanta dhe është i përfshirë në mënyrë aktive në themelimin e kërkimeve mjekësore në lidhje me autizmin dhe promovon institucione të kopshteve për fëmijë me nevoja të veçanta që ofrojnë kujdesin shtesë të kërkuar për fëmijët e diagnostikuar në spektrin e autizmit.

We&Me, i frymëzuar nga Alexandra Leighana-Shulman

Kolman ka një pasion për teknologjinë dhe idetë inovative që mbështesin startup-et që ai beson se janë revolucionare. Një startup i tillë është projekti inovativ global "We&Me", për të cilin Kolman pretendon se do të revolucionarizojë pasuritë e paluajtshme dhe do të ndryshojë tregun e qirave. Ky start-up u frymëzua nga Alexandra Leighana-Shulman, avokate e kualifikuar ndërkombëtare e korporatave dhe pasurive të paluajtshme me diploma të shumta, të cilës ai me krenari i referohet si "vajza e tij e birësuar".

“Alexandra-Leighana ndër vite ka ardhur tek unë me shumë ide por sapo më tregoi për idenë “We&Me”, kuptova menjëherë se ajo do të revolucionarizonte tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale”, tha Kolman.

Është një zgjidhje teknologjike inovative që do të ndryshojë lojën për profesionistët e rinj në botën dixhitale të sotme.

Kolman është shumë i emocionuar për “We&Me”, dhe ai nuk donte të jepte shumë informacione. “Me Alexandra Leighana që është truri i operacionit dhe Lior Sapir gjeniu i teknologjisë, nuk kam asnjë dyshim se brenda më pak se një viti të gjithë do të mësojnë për ‘We&Me’”.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
376
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024