Protesta e PD-së edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ndërpritet seanca
Lexohet për: 1 min.
fdfd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Opozita në Shqipëri, përveç protestës e cila po mbahet jashtë Kuvendit, kundër përjashtimit të disa deputetëve, ka vazhduar protestën edhe brenda ku po mbahet seanca.

Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka ka filluar t’i bie bilbilit pa u ndalur, derisa deputetët tjerë mbanin fjalën.

E ndërkohë, pas tërheqjes së vërejtjes nga kryesuesja e seancës Linda Nikolla, kjo e fundit mori vendim për përjashtimin e tij nga seanca plenare. Megjithatë, ai vazhdonte protestën e tij.

Ndërkohë, me kërkesë kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulan Balla është ndërprerë seanca e Kuvendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025