Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës ndaj aferës së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Aktivistët e kësaj partie kanë zëvendësuar flamujt e Kosovës me kartëmonedhën 500 euro me fytyrën e ambasadorit Berishaj.
“Është shndërruar në një ministri, e cila e ka kap flamurin e mbrojtjes së skandalit të Martin Berishaj, më kjo ministri më nuk e përfaqëson Kosovën sepse nuk ka asnjë aktivitet të përfaqësimit të Kosovës nga jashtë është krejt mekanizmi i kësaj ministrie dhe praktikisht krejt mekanizmat shtetërorë janë vënë në kor dhe mbrojtje të skandalit Martin Berishaj. Duhet të themi se kurrë më parë një skandal i përmasave të tilla nuk ka ndodhur në diplomacinë e Kosovës, po flasim për një ambasador, i cili e ka të kryer filozofinë, por dokumentet që po dalin çdo ditë po del që ai nuk merret praktikisht me filozofinë. Ai është thjesht është një tregtar energjie me qarkullime milionëshe”, u shpreh ai.
Nushi u shpreh se me shumë gjasa Prokuroria e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj.
“Një skandal kaq të madh ajo e redukton në një konfidencë personale me të duke thënë që i beson thjesht ambasadorit e jo fakteve. Duhet bërë të ditur që Prokuroria në Kosovë më shumë gjasë tashmë ka ngritur kallëzim penal ende nuk është zyrtare po burimet e ndryshime konfirmojnë këtë. Zotëri Berishaj hetohet për pastrim parash, hetohet për shmangie tatimit, hetohet edhe për fshehje të biznesit, por një gjë është e sigurt ta zëmë tjerat nuk qenkan të vërteta fshehja e bizneset është tashmë e sigurt e pranuar edhe nga zotëri Berishaj. Firmat ekzistojnë ato mund t’i zbulojmë ne vetë s’ka nevojë me pyet askënd, as Berishaj dhe fshehja e biznesit ka ndodhur. Mos shkarkimi i tij që në krye të herës kur plasi skandali edhe tash mbrojtja e tij e vazhdueshme neve na bënë të kemi bazë të fuqishme të besojmë se këtu shiriti i shkeljeve arrin deri në krye të shtetit deri te presidenca, derisa te kryeministri Kurti e Gërvalla e cila është edhe shefe e zotëri Berishaj”, theksoi Nushi.
Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi theksoi se nuk do t’i lënë rehat zyrtarët qeveritarë me aksione të tilla derisa të shkarkohet nga pozita e ambasadorit Martin Berishaj.