Institucioni parashkollor “Gëzimi ynë” hap dyert e Atelierit, mirëpret fëmijët së bashku me prindër
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vazhdën e aktiviteteve të PEDAKOS- Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën, Institucioni Parashkollor “Gëzimi Ynë” Prishtinë të mërkurën hapi dyert e Atelierit për të mirëpritur fëmijët së bashku me prindërit e tyre.

Dita e hapur për fëmijë dhe prindër bëri që të gjithë të pranishmit në grupe të ndryshme të provojnë dhe krijojnë me materialet dhe instrumente brenda Atelierit, duke filluar nga grafika, materialet natyrale, materialet recikluese, konstruksionet, mjetet digjitale, e shumë mënyra tjera si aktivitet me dritat dhe hijet, me argjilë etj.

IP “Gëzimi Ynë” Prishtinë në këtë ceremoni mirëpriti ngrohtësisht edhe përfaqësues nga ministrja Arsimit, shefen e Divizionit për Edukim Parashkollor, Znj, Labëri Luzha, përfaqësues nga Volontari nel Mondo RTM implementues të projektit, edukatore  dhe përfaqësues të Kopshtit, ku të gjithë gjatë fjalimeve të tyre theksuan dhe ndanë bindjet e tyre mbi rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe rëndësinë e përqafimit të qasjeve bashkëkohore që u mundëson fëmijëve mundësi hulumtimi dhe liri gjatë eksperimentimeve në ambientet edukative, për të ju mundësuar zhvillim dhe rritje sa më cilësore të secilit fëmijë. Drejtoresha e IP “Gëzimi Ynë”, Indire Zenelaj “bëri të ditur pjesëmarrësve që ky kopsht është angazhuar që tri vite në projektin PEDAKOS fal të cilit edhe janë trajnuar dhe kanë realizuar eksperienca dhe praktika të ndryshme me fëmijë të inspiruara nëQasjes Reggio Emilia dhe që po punojnë që përmës projekteve edukative për fëmijë në Atelie të ngirsin sa më shumë këtë mënyrë pune në të mirë të fëmijës”. 

Dita e hapur në Atelie priti komunitetin e prindërve të cilët u shoqëruan nga fëmijët e tyre dhe stafi në një ekspozitë të fotove dhe punimeve të bëra gjatë rrugëtimit të tyre tre mujor në Atelie me temen “Kafsha Ime Fantastike”.

Mbrëmja e së mërkurës përfundoi me një koktej rasti dhe socializim mes komunitetit që morën pjesë dhe me një dëshirë dhe vullnet për tu ritakuar në Atelie për ngjarje të tilla.

Projekti PEDAKOS, financohet nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024