Kroacia e Maroku përballen me Spanjën e Japoninë
Lexohet për: 1 min.
28-Eliminatoret
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Japonisë bëri të pamundurën sot duke e mposhtur Spanjën, duke e eliminuar Gjermaninë dhe duke u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022” si lider i Grupit E.

Gjermania e mposhti Kosta Rikan me rezultat 4:2, por fitorja e Japonisë bëri që gjermanët të përfundojnë në vendin e tretë në grup, raporton KosovaPress.

Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Kombëtares së Gjermanisë nga Kampionati Botëror.

Ndërkaq, Japonia dhe Spanja tani kanë siguruar biletën tutje për në fazën e eliminatoreve të këtij Botërori, ku atje i presin Maroku dhe Kroacia.

Japonia do të përballet me Kroacinë, kurse Spanja do të zhvillojë ndeshje me Marokun.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024