Vetëm fitorja ndaj Kosta Rikës e kualifikon tutje Gjermaninë, ja formacionet zyrtare
Lexohet për: 2 min.
12-Formacionet Gjermani Kosta Rika
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vetëm fitorja ndaj Kosta Rikës do të bënte që Gjermania të futet në grupin e 16 skuadrave më të mira të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Zhgënjimi nga dy ndeshjet e para me një humbje nga Japonia dhe një barazim përballë Spanjës kanë bërë që skuadra e trajnerit Hansi Flick të ketë vetëm një pikë para ndeshjes vendimtare me Kosta Rikën e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Kosta Rika është mbi Gjermaninë në Grupin E, ku renditet e treta me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia në vendin e dytë, ndërsa gjermanët në vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.

Të dy këto kombëtare janë përballur vetëm një herë në histori, ku në qershor të vitit 2006 Gjermania e mposhti Kosta Rikën me shifrat 4:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Kosta Rika (5-4-1): Navas; Oviedo, Vargas, Waston, Duarte, Fuller; Campbell, Tejeda, Borges, Aguilera; Venegas

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Rudiger, Raum, Sule, Kimmich; Goretzka, Gundogan; Gnabry, Musiala, Sane; Muller

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024