KRU “Prishtina” njofton për gjendjen me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit, zgjidhjet alternative për furnizim
Lexohet për: 3 min.
kanali Iber h
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, sot informoi për gjendjen me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe zgjidhjet alternative për furnizim.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, sipas KRU Prishtina, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (FPU Shkabaj).

Si shkak i kësaj, siç është bërë e ditur, ka rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që KRU “Prishtina” posedon.

“Ju njoftojmë që, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë. Brenda 24 h të mobilizuar teknikisht kemi arritë të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të tubullirës në kanalin e Ibrit (i cili menaxhohet nga NH” Ibër Lepenc”). 1.Pas një periudhe pesë vjeçare, kemi riaktivizuar gypin e çelikut me diametër fi 400 mm dhe gjatësi 2 km nga rezervuari i Arbërisë (i cili mbushet me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit Albanik/Batllavë) deri në rezervuarin në Shkabaj, që më pas të shpërndahet një sasi e ujit, që sado pak të e zbusë situatën e furnizimit me ujë.

2. Lagjja” Kalabria” në Prishtinë tashmë ka furnizim me ujë të pijshëm,  përmes zgjidhjeve alternative.

3. Po ashtu Obiliqi, pjesa dërmuese tash për tash kanë furnizim me ujë, përmes zgjidhjeve alternative.

4. Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë sot duke filluar nga ora 17:00-22:00 dhe nesër nga ora 06:00-09:00, deri në stabilizimin e situatës me turbullirë në kanal.

5.Drenasi është në pozicion jo të mirë, pasi që nuk ka ndonjë alternativë tjetër, përveqse ujin fillestar për trajtim në stacionin e pompave në Bivolak e merr direkt nga kanali i Ibër Lepencit.

6.Autocisternat / autobotët janë të fokusuar në Drenas dhe Fushë Kosovë.”, është bërë e ditur në njoftim,

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka apeluar për shpenzim racional të ujit të pijshëm, që ujë të marrin edhe katet e larta të ndërtesave në zonat e lartëcekura./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025