BE deri më tani ka ngrirë 17 miliardë euro asete ruse
Lexohet për: 2 min.
Didier Reynders
2 vite më parë
Linku u kopjua

Si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë, Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë më shumë se 17 miliardë euro të aseteve ruse, njoftoi komisionari Evropian për Drejtësi Didier Reynders.

“Pasuritë e 90 personave janë ngrirë deri më tani, më shumë se 17 miliardë në shtatë shtete anëtare, nga të cilat 2.2 miliardë në Gjermani”, tha Reynders për disa gazeta gjermane, të cilat janë pjesë e grupit mediatik Funke.

BE-ja ka miratuar tetë paketa sanksionesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë tetë muaj më parë.

Në veçanti, politikanët ukrainas kanë kërkuar vazhdimisht që asetet e ngrira të përdoren për rindërtimin e vendit pas luftës.

“Nëse janë para që vijnë nga sipërmarrje kriminale të sekuestruara nga BE-ja, ato mund të drejtohen në fondin e kompensimit për Ukrainën. Megjithatë, kjo shumë nuk do të jetë aspak e mjaftueshme për të financuar rinovimin”, tha Reynders.

Sipas tij, 300 miliardë euro rezerva valutore të bankës qendrore ruse janë ngrirë si pjesë e sanksioneve perëndimore.

Reynders beson se ato 300 miliardë mund të mbahen të paktën si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024