Pandemia e murtajës ishte e përmasave të tilla që la një shenjë gjenetike në njerëzimin dhe ndikon në shëndetin e njeriut edhe sot, pothuajse 700 vjet më vonë, sipas një punimi të botuar në revistën Nature.
Pothuajse gjysma e popullsisë së Evropës vdiq në mesin e shekullit të 14-të kur "Vdekja e Zezë" përfshiu kontinentin.
Vdekja e Zezë është një nga momentet më të rëndësishme, më vdekjeprurëse dhe më të errëta në historinë njerëzore. Vlerësohet se kjo sëmundje vrau 200 milionë njerëz.
Shkencëtarët supozojnë se ndikimi i murtajës ishte aq i jashtëzakonshëm sa mund të kishte formësuar evolucionin njerëzor.
Analiza përfshinte gjithashtu eshtra nga varri masiv East Smithfield ku u varrosën viktimat e murtajës në Londër.
Rezultatet e studimit të publikuara në revistën Nature tregojnë mutacione në një gjen të quajtur ERAP2.
“Efekti është i madh, është një surprizë e vërtetë të gjesh diçka të tillë në gjenomin e njeriut”, thotë profesor Luis Barreiro nga Universiteti i Çikagos.
Detyra e gjeneve është të prodhojnë proteina që copëtojnë mikrobet pushtuese dhe i tregojnë fragmentet e tyre sistemit imunitar për ta përgatitur atë për të njohur dhe neutralizuar armikun.
Ata me fat që kanë shanset më të mira për të mbijetuar, trashëguan një version me performancë të lartë nga nëna dhe babai i tyre.
Të mbijetuarit kishin fëmijë dhe ua kalonin këto mutacione të dobishme, kështu që ata u bënë gjithnjë e më të shpeshtë.
Rezultatet u konfirmuan nga eksperimentet moderne duke përdorur bakterin e murtajës - Yersinia pestis. Mostrat e gjakut nga njerëzit me mutacione të dobishme ishin në gjendje t'i rezistonin infeksionit në kontrast me mostrat nga ata pa mutacion.
"Është diçka si të shikosh vdekjen e zezë të zhvillohet në një pjatë Petri - mrekulli," thotë Poinar.
Problemi është se ato janë të lidhura me sëmundje autoimune si sëmundja e Crohn-it (sëmundja inflamatore e zorrëve) - kështu që ajo që i ndihmoi paraardhësit tuaj të mbijetonin 700 vjet më parë mund të dëmtojë shëndetin tuaj sot.
Dhe forca të tjera historike në ADN-në tonë lënë pasoja që ne ende i ndjejmë sot. Rreth 1 deri në 4 për qind e ADN-së moderne vjen nga paraardhësit tanë që u përzien me Neandertalët, dhe kjo trashëgimi ndikon në aftësinë tonë për t'iu përgjigjur sëmundjeve, përfshirë COVID-in.
Shkalla e mbijetesës prej 40 përqind "është efekti më i fortë selektiv i gjetur në speciet njerëzore deri më sot", shton ai.
Pandemia e Covid nuk ka gjasa të lërë një trashëgimi të tillë.
Murtaja, përkundrazi, vrau të gjithë pavarësisht moshës dhe në një numër kaq të madh sa efekti i saj ishte i përhershëm.