“Verratti i ri”, Interi refuzon ofertën e Chelseat për yllin italian
Lexohet për: 1 min.
FC Lugano v FC Internazionale - Pre-season Friendly
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bëhet fjalë për mesfushorin 19 vjeçar, Cesare Casadei, i cili thuhet s është lojtari në qendër të vëmendjes te krerët e Chelseat.

Sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, mesfushori qendror vlerësohet shumë nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Me mbështetjen e ish-trajnerit të Dortmundit dhe PSG-së, ish-kampionët e Evropës janë në bisedime serioze për të nënshkruar me Casadein në një marrëveshje të përhershme, pasi tashmë kanë paraqitur një ofertë fillestare drejt “Nerazzurrëve” në regjionin e tetë milionë eurove, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, Interi është më pak i interesuar të humbasë një nga talentet e tyre më të mirë, por mund të pranojë çdo gjë ofertë në rangun prej 20 milion euro, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Si duket është pjesë e përpjekjeve të Interit për të penguar çdo interes nga Chelsea pasi po kërkon një shumë kaq të lartë për Cesare Casadei, i cili nuk ka bërë ende debutimin e tij në Serie A.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025