E konfirmuar, ky është transferimi i parë i Chelseat nën epokën e re të Boehlyt
Lexohet për: 1 min.
13-E konfirmuar
2 vite më parë
Linku u kopjua

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e yllit brazilian, Raphinha.

Oferta zyrtare e Chelseat prej 75 milionë eurosh, të përfshira këtu edhe bonuset, është pranuar menjëherë nga skuadra e Leeds United, përcjell KosovaPress.

Marrëveshja është arritur mes dy klubeve, ku pjesa kryesore e shumës së kartonit të Raphinas duhet paguar menjëherë.

Bisedimet tani po vazhdojnë nga ana e lojtarit, për ta bindur atë për kushtet personale dhe kontratën, ku këto bisedime po i kryeson pronari i ri, Todd Boehly.

Ylli brazilian pritet të bëhet transferimi i parë i Chelseat nën epokën e re me Boehlyn në krye të klubit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025