Paraburgim për 6 të pandehur, u kapën me narkotikë
Lexohet për: 2 min.
arrestim-1-780x439-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve S.B., B.R., N.M., A.M., A.M. (II), dhe GJ.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Më 20 prill 2022, të pandehurit blejnë ose posedojnë pa autorizim me qëllim të shitjes, shpërndajnë ose ofrojnë për shitje dhe importojnë substanca apo preparate të shpallura me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që me marrëveshje paraprake dhe në mënyrë të organizuar i ndajnë rolet.

I pandehuri GJ.R., ka shitur substanca narkotike të llojit marihuanë të pandehurve tjerë N.M, A.M., dhe A.M., të cilën ata me automjetin e tipit “Mercedes”, e transportojnë nga Shqipëria në Kosovë tek i pandehuri B.R.

Më pas, ata në Vaganicë të Mitrovicës takohen me të pandehurin N.M., ku bashkërisht hyjnë në garazhin e shtëpisë së tij për ta dorëzuar substancën narkotike, ku kapen në flagrancë të dy të pandehurit.

Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të Shqipërisë në bunkerin special të automjetit, policia gjen 10.583 kg substancë narkotike të dyshuar  marihuanë, në garazhin e shtëpisë, pronë e të pandehurit N.M., policia gjen dy thasë të najlonit në 12, përkatësisht 15 paketime me peshë 18 kg e 905 gramë dhe 12 kg e 206.7 gramë, nga ku të pandehurit N.M, A.M., dhe A.M., do ta transportonin në Serbi.

Ndërsa, i pandehuri S.B., marihuanën e marrë nga GJ. R., me  automjetin e tipit “Mercedes”, po ashtu me targa të Shqipërisë, e transporton nga Shqipëria në Kosovë, ku rreth orës 05:40 e kalon pikën kufitare të Vërmicës, me destinacion të arrijë në Prishtinë.

Ai pas arritjes në Uglar të Fushë Kosovës ndalohet nga policia, ku gjatë kontrollit të automjetit policia gjen 10.072 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të destinuar për tregun e Prishtinës.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024