Pushtimi i Ukrainës, OKB: Pasojat mbi popullsinë do të jenë shkatërruese
Lexohet për: 1 min.
-640-0-ftdjr-1645738983
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në Ukrainë pasi njerëzit po largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri.

Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, tha se pasojat si pasojë e pushtimit rus për njerëzit do të jenë shkatërruese.

Sipas tyre në këtë luftë nuk do të ketë fitues por shumë  njerëz do të humbin jetën.

Agjencia e refugjatëve u bën thirrje fqinjëve të Ukrainës që t'i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ata që ikin.

Ndërkohë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, u bëri thirrje atyre që luftojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve.

OKB-ja kishte lëshuar tashmë një apel rekord për financim në vitin 2022 për të lehtësuar krizat në Siri, Jemen, Afganistan dhe rajonin Sahel të prekur nga thatësira në Afrikë. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024